Së shpejti ligji për ndalimin e qeseve plastike

Prej tvteuta10:31, 23 Maj 2019

Ministria e turizimit dhe zhvillimit të qendrueshëm ka përgatitur propozim ligjin për ndalimin e perdorimit të qeseve plastike në Mal të Zi. Nuk ka njoftime se kur ky propozim do të dalë para deputetëve , por supozohet se nuk do të pritet gjatë, pasi Parlamenti Evropian ka miratuar ligjin që ndalon përdorimin e të gjitha produkteve prej plastike që perdoren njëherazi prej vitit 2021. Nëse ky ligj miratohet, prej vitit 2025 kjo do të jetë rast edhe në Mal të Zi, kurse dënimet do të sillen nga 1.000 deri në 40.000 euro.

  • 1

    Radio