Së shpejti hapa konkret drejt hapjes së pikës kufitare Skje – Zogaj
Prej tvteuta12:48, 23 Janar 2019
Gjatë qëndrimit të presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në Ulqin, me përfqësuesit e KKSH-së dhe partive politike është diskutuar edhe hapja e pikave të reja kufitare në mes dy vendeve, të cilat kanë rëndësi të madhe për banorët që jetojnë në brezin kufitar.
Kryetari i KKSH-së Faik Nika, tha për Televizionin Teuta, se kanë lajme të mira në këtë drejtim pasi së shpejti pritet të ketë hapa konkret në realizimin e hapjes së pkës kufitare Skje-Zogaj, por edhe linjës ujore Virpazar-Shkodër.