Sociale Më shumë

Së shpejti fillon asfaltimi i rrugës në Fushë të Ulqinit

Prej tvteuta10:15, 19 Nëntor 2017

Në Fushë të Ulqinit së shpejti do të fillojë asfaltimi i rrugës e cila është paraparë  me plan urbanistik, tha për televizionin Teuta sekretari për veprimtari komunale Mustaf Gorana.

Përveç kësaj edhe në Meteriz do të ketë ndëryrje në sistemin e kanalizimit, pasi disa shtëpi në këtë lagje nuk kanë pasur qasje në sistem. Gorana tha se nga qytetarët ka kërkesa të shumta për investime pasi nevojat e qytetit janë të mëdha , dhe se prioritet do të kenë investimet më emergjente. Ai shtoi se Komuna gjithmonë ka pasur vështirësi me financat, por gjatë kësaj kohe detyrimet dhe pagesat për investime kryhen me një dinamikë të rregullt dhe të caktuar, çka edhe ka mundësuar realizimin e tyre.

  • 1

    Radio