Aktuale Më shumë

Së shpejti fillimi i bisedimeve për formimin e pushtetit lokal

Prej tvteuta15:56, 12 Maj 2022

Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, në konferencën e sotme për media foli edhe për bisedimet për formimin e pushtetit lokal.

Ai njoftoi se fillimi i bisededave formale do të ndodhë këto ditë, ndërsa kontaktet e para do të jenë me subjektet shqiptare.

Sipas tij, Ulqini ka nevojë për një ndryshim rrënjsor në qeverisjen e qytetit, dhe pushteti, nëse Forca do të jetë pjesë, mund të formohet vetëm me ata që do të përkrahin vizionin i tyre për Ulqinin, tha Nimanbegu.

Ai siguroi se pushteti do të formohet pa filluar sezoni turistik, ndërsa përjashtoi mundësinë që edhe në Ulqin të ketë një qeverisje të pakicës, si në nivel qendror.

“Ulqini ka nevojë për qeverisje stabile, çka ajo e pakicës nuk mund ta ofrojë.”, tha ndër të tjera Nimanbegu.

  • 1

    Radio