Politikë Më shumë

SD mbajti konventën në Ulqin. Presin rezultat të mirë

Prej tvteuta09:54, 1 Shkurt 2018

Socialdemokratët e Malit të Zi mbajtën mbrëmë në hotelin Mediteran konventën qendrore në Ulqin, duke përfunduar kështu fushatën për zgjedhjet e 4 shkurtit. Të pranishëm në konventë ishte edhe kryetari Ivan Brajoviq, si dhe ministri i arsimit Damir Shehoviq. Kryetari i Këshillit Komunal të Socialdemokratëve në Ulqin, Qazim Hoxhiq, tha se kjo parti nuk premton investime milionëshe joreale  por qeverisje në të mirë të qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve të tyre. Kryetari Brajoviq tha se kjo parti në çdo zgjedhje ka pasur rritje duke dalë e vetme, dhe nuk dyshon se edhe në Ulqin do të kenë rezultat të mirë.

  • 1

    Radio