Politikë Më shumë

SD dorëzon listën zgjedhore. Hoxhiq në krye

Prej tvteuta12:08, 9 Janar 2018

Socialdemokratet  në Ulqin dorëzuan sot listën zgjedhore prej 33 kandidatëve për këshilltarë, të cilët do të përfaqësojnë këtë parti në zgjedhjet e ardhëshme lokale me 4 shkurt. Në krye të listës është kryetari i këshillit komunal të kësaj partije Qazim Hoxhiq.

“Ne jemi parti qytetare dhe lista jonë përfshinë të gjitha etnitë dhe konfesionet të cilat bashkëjetojnë në komunën e Ulqinit, si dhe në këtë listë kemi 12 femra, çka e tejkalonë edhe 30% e kushtit ligjorë”, u shpreh për Televizionin Teuta kryetari Hoxhiq. Hoxhiq shtoj se dalin të vetëm në këto zgjedhje duke u nisur edhe nga suksesi i arritur në Komunat e tjera të Malit të Zi, si në Tivat, Nikshiq , Cetinë, Tuz e Petnjicë. Në listën e nënshkrimeve përkrahëse të dorëzuar sot ne kemi mbi 400 nënshkrime, prandaj presim rezultat shumë më të mirë edhe në komunën e Ulqinit, tha Hoxhiq.

 

  • 1

    Radio