Rajoni/Bota Më shumë

Scott Walker tërhiqet nga gara

Prej tvteuta16:27, 22 Shtator 2015

Guvernatori i Uiskonsinit, Scott Walker është tërhequr nga gara presidenciale ne Amerike. Kandidati republikan dështoi të mblidhte të ardhura për fushatën e tij, ndërsa në sondazhe kishte ngecur shumë mbrapa.
Walker gjithashtu iu bëri thirrje disa prej kandidatëve të tjerë republikanë që t’i bashkohen atij, të tërhiqen nga gara, në mënyrë që votuesit të fokusohen vetëm në disa kandidatë, pasi edhe fitorja e republikanëve vitin e ardhshëm do të ishte më e mundshme.Ai gjithashtu ka kërkuar që gjuha ndërmjet kandidatëve republikanë të ndryshojë, duke lënë mënjanë sulmet personale dhe duke u fokusuar vetëm në vizionin e tyre mbi SHBA-të.Para se Walker të bënte publik vendimin e tij për tërheqje, Donald Trump, kandidati tjetër republikan, ka shkruar se Walker “është një person shumë i mirë dhe me të ardhme”.

  • 1

    Radio