Aktuale Më shumë

Schouten fiton tjetër medalje të artë

Prej tvteuta15:55, 19 Shkurt 2022

Irene Schouten e Holandës e ka fituar edhe një medalje të artë, të tretën në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Ajo ishte më e shpejtë se kanadezja Ivanie Blondin.

Në ngjarjen e fundit të garës në patinazhin e shpejtë në Lojërat Dimërore, Schouten ishte për 0.06 sekonda më e shpejtë se kanadezja që mori medaljen e argjendtë.

Schouteni kishte triumfuar edhe në garën 3 mijë metra dhe 5 mijë metra.

E bronzta në këtë garë i takoi italianes Francesca Lollobrigida.

Holanda prinë në garën e shpejtësisë në patinazh me gjashtë medalje të arta dhe 12 medalje në total.

SHBA-ja e përfundoi me tri medalje, që ishte paraqitja më e mirë prej vitit 2010.

  • 1

    Radio