Sanohet në tërësi qendra e kulturës
Prej tvteuta12:14, 11 Mars 2015
Drejtori i Qendrës së kulturës në Ulqin, Dr. Nail Draga thotë se, më në fund ,është duke u sanuar edhe kulmi i ndërtesës së këtij institucioni.
“Më heret është rikrijuar Biblioteka,nuk ka më rrezik nga asgjësimi i fondit të librave si pasojë e pikjes së kulmit,por tash e tutje ,Biblioteka vazhdon misionin e vet edhe organizon veprimtari kulturore që ndërlidhen me librin,përurimin edhe preyantimin e shkrimtarëve”,- tha Draga për TV Teuta, duke paralajmëruar dy ekspozita në këtë fundjavë.