Aktuale Më shumë

Sanksione të reja për Rusinë

Prej tvteuta09:31, 25 Shkurt 2022

 

Presideni Amerikan Joe Biden dënoi ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës, duke e konsideruar atë një sulm mbi parimet që mbështesin paqen globale.

Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët gjatë së enjtes ai shpalli listën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë, kryesisht të karakterit ekonomik dhe ushtarak. Në listën prej 4 sanksionesh kufizohet aftësia e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen-in japonez.

SHBA do të sanksionojë bankat ruse dhe asetet e tyre me vlerë 1 triliard dollarë si dhe do të kufizojë mundësinë për avancim teknologjik për Rusinë.

Biden tha se këto sanksione mbështeten nga 27 vendet anëtare të BE dhe anëtarët e G7.

Gjithashtu Britania e Madhe shpalli një listë me sanksione të reja ndaj Rusisë. Kryeministri Britanik Boris Xhonson tha se këto sanksione përfshijnë ngrirjen e asteve të të gjithë bankave ruse në Britani si dhe ndalimin e kompanive ruse që të ngrenë fonde në tregjet Britanike .

  • 1

    Radio