Sociale

Sociale Më shumë

Salaj: Shkrimi në “Dan” i pasaktë , paratë i janë paguar organizatorit për festivalin e fëmijëve

Prej tvteuta9 December 2016

Drejtori i Qendrës për Kulturë Astrit Salaj, tha për televizionin Teuta se 4.000 eurot e paguar nga Komuna e Ulqinit, nuk janë zhdukur , siç shkruan gazeta “Dan” në numrin e sotëm, por janë paguar në mënyrë të rregullt për organizimin e festivalit të fëmijëve. Salaj tha se gazetari i gazetës “Dan” e ka kontaktuar në lidhje me çështjen, por nuk e ka marrë parasysh deklaratën, dhe se fjalët në tekst nuk janë të tijat. Artikulli në gazetën “Dan” është mjaft i paqartë , pasi paratë mund të shpenzohen në mënyrë jo të rregullt, por zhdukja e tyre nga llogaria bankare pa lënë gjurmë nuk është e mundur.