Sociale Më shumë

Salaj: Fragmentizimi i Qendrës për Kulturë mund të jetë i dobishëm

Prej tvteuta09:58, 14 Janar 2017

Drejtori i Qendrës për Kulturë Astrit Salaj, tha për televizionin Teuta se ndarja e këtij institucion në tri pjesë të veçanta; Bibliotekën, Muzeun dhe Teatrin, mund të tregohet e dobishme, por kjo më parë duhet të analizohet si duhet.

Ai tha se në disa komuna të Malit të Zi tashmë këtoj institucione ekzistojnë si të ndara dhe janë duke funksionuar mjaft mirë. Qendra për Kulturë ka vite që përballet me probleme të mëdha financiare, ku dominojnë borxhet e trasheguara vit pas viti, situatë që nuk pritet të ndryshojë së shpejti. Salaj tha se megjithë problemet ekzistuese,  do të tentohet që jeta kulturore në Ulqin edhe gjatë vitit 2017 të jetë në nivel.

  • 1

    Radio