Sociale Më shumë

Sa shikohet “Big Brother” në Ulqin dhe sa ndikon në shoqëri ?

Prej tvteuta14:39, 27 Janar 2023

Realitet dhe spektakël, këto janë arsyet kryesore pse njerëzit janë të dhënë pas ‘reality shows’. Këto programe televizive vazhdimisht kanë zgjuar kureshtjen e shumë njerëzve nga mbarë bota, duke iu dhuruar emocione dhe duke i bërë shikuesit të bashkendjejnë me personazhet.
Big Brother Vip është rrjedhojë e shfaqjes shumë të suksesshme të një reality show, të konceptuar në fund të viteve nëntëdhjetë në Holandë, që u titullua Big Brother dhe që u shfaq në shumë vende të botës, duke përfshirë edhe vendin fqinj Shqipërinë.
Programi u realizua nga Top Channel në vitin 2008, si fenomen i suksesshëm televiziv. Fillimisht ishte një gjë e panjohur,e diskutuar dhe e kritikuar, por programi arriti të bëhej shumë popullor, pasi arriti të prodhonte personazhe që ia dolën të bëheshin të suksesshëm në botën e medias dhe televizionit.

Ethet e këtij spektakli ndjehen edhe në Ulqin më së shumti e shikojnë gratë por edhe burrat nuk ngurrojnë që të kalojnë orë të tëra duke ndjekur bëmat e pjesëmarrësve

Një studim i bërë nga mbi ndikimin e ‘reality shows’, konkludon se programe të tilla ‘lënë mjaftë hapësirë për të diskutuar’ dhe që një program i tillë abuzon me vlerat kulturore e tradicionale, por gjithashtu ndikojnë negativisht edhe për të ardhmen e shoqërisë.
Më tutje në këtë studim thuhet se: “Megjithëse ndalimi i shfaqjeve të tilla do të ishte ideale, në mënyrë që të ‘frenohet’ ndikimi i tyre, kontrollimi dhe udhëzimi i prindërve kundrejt fëmijëve të tyre duhet të jetë për një edukim të mirëfilltë të gjeneratave të reja.
Për ndikimin negativ dhe për balancim të shikueshmërisë për Tv Teuta foli psikologia Seida Truma, Ajo tha se e rëndësishme në këto rrethana është të mos ndryshojmë strategjinë e të jetuarit dhe te fokusohemi vetëm aty, gjë që për disa të apasionuar ndodh,

  • 1

    Radio