Aktuale Më shumë

Sa kanë shpenzuar kandidatët në raundin e parë?

Prej tvteuta15:31, 28 Mars 2023

Kandidatët për zgjedhjet presidenciale i raportuan Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (ASK) shpenzimet e fushatës zgjedhore prej gjithsej 698.594 euro, që është rreth 78 për qind e parave që u takojnë nga buxheti. Raporti tregon se kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Millo Gjukanoviq ka shpenzuar më së shumt, ndërsa aplikimi i Jovan Raduloviq tregon se nuk ka shpenzuar asnjë cent.

Të dhënat nga uebfaqja e ASK-së tregojnë për mospërputhje kur bëhet fjalë për shpenzimet në tubimet parazgjedhore, kështu që Gjukanoviq ka shpenzuar 9169 euro, Milatoviq 1545 euro, Beçiq 778 euro, Andrija Mandiq 320 , Vuksanoviq Stankoviq 976 euro,  Goran Daniloviq 100, ndërsa Radulloviq asnjë euro. Sa i përket videove reklamuese, Gjukanoviq ka shpenzuar 112.772 euro, Milatoviq 3.890, Beçiq 48.337, Mandiq 31.000, Vuksanoviq Stankoviq asnjë euro dhe Daniloviq 180 euro.

Sipas Ligjit për financimin e subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore, për zgjedhjet presidenciale  është paraparë 0.07 për qind e buxhetit. Kjo do të thotë se kandidatët për president kanë ndarë 884.5 mijë euro, prej të cilave 20 për qind (176.9 mijë) kanë shkuar për të shtatë kandidatët, përkatësisht 25 mijë euro secilit. Pjesa tjetër e 80 përqindëshit ndahet në mënyrë që 40 përqind të shkojë për ata që fituan më shumë se tre përqind të votave dhe 40 përqind për të dy kandidatët në raundin e dytë,  në varësi të përqindjes së votave të fituara.

  • 1

    Radio