S. Mehmeti Sezonë relativisht e qetë për dy muaj 150 intervenime
Prej tvteuta15:09, 4 Tetor 2019
Nga 1 korriku deri më 31 gusht Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka pasur 150 intervenime të natyrave të ndryshme.Kryeshefi i këtij shërbimi Saubih Mehmeti deklaroi se ky sezon ka qenë relativisht i qetë,dhe mund të krahasohet me atë të vitit të kaluar.
Karakteristikë e intervenimeve është periudha e korrikut kurë Ulqini u prek nga një stuhi e madhe duke rrëzuar pemë e drunjë që bllokuan disa akse rrugore.Gjatë kësaj periudhe zjarrëfiksat intervenuan në 57 raste.
Përndryshe ky shërbim ballafaqohet edhe me probleme financiare sidomos tre muajt e fundit ,ku si pasojë e bllokimit të xhirollogarisë së Komunës punëtorët janë pa paga mujore.
Mehmeti shprehet se dy vitet e fundit në Komunën e Ulqinit kurë janë në pyetje eskalimi i zjarreve kemi një situatë relativisht të qetë,ku sipas Mehmetit ka ardhë deri tek ndërgjegjësimi i qytetarëve.