Aktuale Më shumë

S .Mehmeti: Mosaprovimi i disa vendimeve në kuvend zvarrit punën e policisë komunale

Prej tvteuta17:01, 26 Janar 2016

Plani vjetor i punës për vitin 2015 i Policisë Komunale pjesërisht është realizuar, kështu shprehet kryeshefi  Saubih Mehmeti për televizionin Teuta

Në përgjithësi është realizuar programi i objekteve të përkohshme nga ana financiare mbi 100%,ndërsa nga ana sasijore ka mbetur pa u realizuar deri në fund për shkaqe subjektive

Një ndër problemet kyç me çka ballafaqohet policia komunale është mungesa e vendparkingjeve .

”Mungesa e parkingjeve vazhdon të jetë problem i pazgjedhedhur në komunën e Ulqinit,dhe si zgjidhje Mehmeti e sheh hapjen e agjencisë së parkingut ,ku do ishte sjellë një discipline dhe rregulla të reja në komunikacion ” shprehet kryeshefi Mehmeti

Qent endacak,kafshët në rrugë vazhdojnë akoma  të jenë problem,por edhe një pike e zymtë e qytetit është edhe dislokimi i tregut të Shkodranëve në rrugë,problem i cili ka mbetur i pa zgjidhur për shkak të mos funkcionimit të kuvendit ku ishin dashur të bihen vendimet për dislokim dhe caktimin e lokacionit të ri . Neve si polici komunale mund të marrim vetëm masa represive për largimin e shitësve nga rruga,por ky nuk është qëllimi ynë.

Mehmeti shton se shumë vendime kanë mbetur akoma pa u diskutuar para këshilltarëve komunal,dhe kështu mbajnë peng të pa zgjidhur disa çështje me rëndësi .

Edhe përkundër angazhimit  të,të  gjithë stafit nuk mund të jemi të kënaqur me arritjen e rezultateve ,shpesh kemi hasur në vështirësi infrastrukturore ligjore .

  • 1

    Radio