Sociale Më shumë

S.Kaleziq: Hani i bagëtive së shpejti në funksion

Prej tvteuta15:21, 21 Nëntor 2017

Bredhja e bagëtive të trasha në rrugën  e Shtojit mbetet akoma një problem akut që kërkon një zgjedhje të menjëhershme. Ndërmarrja për Veprimtari Komunale, Sekretariati për çështje komunale dhe Agjencioni për ndërtim dhe zhvillim kanë marrë iniciativë për të zgjedhur problemin e çështjes së bredhjes së bagëtive të trasha në rrugën e Shtojit,duke gjetur hapsirën  adekuate për ndërtimin e hanit , deklaroi drejtori i ndërmarrjes për Veprimtari komunale Skender Kaleziq. Hani  është paraparë me vendimin e  objekteve të përkohëshme,kështu që Komuna e Ulqinit ka nënshkruar kontratë me Ndërmarrjen “Veprimtaritë Komunale” të cilët u obliguan t’i kryejnë  këto veprimtari.

Para sezonit veror është paraljamëruar se hani është gati ,dhe se ky problem është zgjedhur,mirëpo pas inspektimit është konstatuar se nuk i plotëson kushtet,dhe duhet të eleminohen mangësitë ,ndërkohë janë plotësuar kushtet e parapara,dhe pritet vendimi i organeve kompetente për të filluar punën.Kaleziq apeloi tek të gjithë pronarët e bagëtive që të ndërgjegjsohen dhe të kujdesen për bagëtitë e tyre, përndryshe do të ndëshkohen ndërsa bagëtitë e pa regjistruara do të konfiskohen.

  • 1

    Radio