Sociale Më shumë

S. Flamuri: Dokumenti më lejonte qarkullimin e lirë. Do të ankohem pranë Ministrisë së shëndetit

Prej tvteuta18:21, 21 Mars 2020

Qytetari nga Ulqini, Sami Flamuri, i cili ishte çuar në karantinë pasi sipas policisë nuk kishte respektuar rregullën e vetizolimit, ka deklaruar për “Vijesti” se në Ulqin është kthyer nga Londra nëpërmjet Dubrovnikut, dhe se atij i ishte dhënë një dokument në të cilin thuhet se nuk i kufizohet liria e lëvizjes. Ai shtoi se pas kthyerjes në qytet kishte dalë për shëtitje në Pyllin e Pishave dhe se kishte respektuar të gjitha rregullat, kur ishte ndaluar nga policia dhe transportuar në karantinë në Podgoricë. Ai kërkon nga Qeveria që ti mundësohet kthimi në vetizolim në Ulqin , pasi ka nënën  e moshuar të vetme, dhe se është i gatshëm të respektojë secilën masë që i caktohet. Flamuri po ashtu ka njoftuar se do të ankohet për këtë edhe pranë Ministrisë së shëndetësisë.

  • 1

    Radio