Rusia: Qeveria qëndron pas fushatës anti-ruse

Prej tvteuta16:06, 22 Shkurt 2017

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë Marija Zaharova, ka deklaruar se akuzat për përfshirjen e Rusisë në ngjarjet e 16 tetorit në Mal të Zi janë totalisht të pabazuara, dhe se Qeveria e vendit qëndron pas fushatës mediatike anti-ruse.

Zaharova e akuzoi kryeministrin Markoviq se i është bashkangjitur sulmeve të ngjashme që vijnë nga Bashkrimi Evropian dhe Amerika për përfshirje të Rusisë në punët e mbrendshme të këtyre vendeve. Ajo ndër të tjera tha se prokurori i lartë Milivoje Katniq ka shkuar edhe më larg, duke i lidhur këto ngjarje me segmente të caktuara të Shërbimit Federal të Sigurisë, që është pasardhëse e KGB-së.

Sipas Zaharova, këto akuza të pabaza po përdoren nga mediat për qëllime të caktuara, pa marrë parasysh pozitën e Rusisë.

  • 1

    Radio