Rusia kërcënon Malin e Zi se do të hakmerret për anëtarësimin në NATO
Prej tvteuta7 June 2017
Rusia e dënoi ashpër atë që e cilësoi “histeri anti-ruse” dhe “kurs armiqësor” të Podgoricës, me rastin e antarsimi të Malit të Zi në NATO. Ministria e Jashtme në Moskë konsideron se Mali i Zi mban përgjegjësi të plotë për veprimet e veta, duke kujtuar dhe bashkimin e tij me sanksionet e bllokut europian kundër Rusisë në 2014-n. Në dritën e kësaj linje armiqësore të ndjekur nga autoritetet malazeze, pala ruse rezervon çdo të drejtë për të marrë masa shpaguese në bazë reciprociteti. “Në politikë, ashtu si dhe në fizikë, ndaj çdo veprimi ka një reagim” thuhet në deklaratën e ministrisë.