Rajoni/Bota Më shumë

“Rusia do sulmojë në 48 orët e ardhshme”

Prej tvteuta22:21, 23 Shkurt 2022

SHBA-të janë të sigurta që Rusia do të sulmojë Ukrainën në 48 orët e ardhshme.

Lajmin e ka shpërndarë departamenti i mbrojtjes amerikane që sqaron se pavarësisht se Rusia mund ta pushtojë në çdo moment Ukrainën shtete e Bashkuara do të vijojnë të përpiqen për të gjetur një zgjidhje diplomatike dhe jo ushtarake.

Ndërkohë media gjermane Bild njoftoi se të paktën 300 forca special ruse po spostohen në kufirin me Ukrainën në zonën e Marinowka. Media gjermane bën me dije se mjetet ushtarake dhe ushtarët nuk kanë simbole dalluese me vete.

Edhe reuters njofton se blindat dhe ushtarët po i drejtohen dy objektivave të ndryshme në zonën e Doneskut.

Mjetet luftarake pa simbole janë të njëjtat që pushtuan Krimenë në vitin 2014. Ndërkohë parlamenti në Ukrainë ka miratuar gjendjen e jashtëzakonshme në vend, përveç rajoneve lindore të Donetskut dhe Luhanskut, duke filluar nga 24 shkurt.

Parlamenti miratoi dekretin e prezantuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky më 23 shkurt, ndërsa kërcënimi i pushtimit të gjithanshëm të Ukrainës nga Rusia vazhdon të rritet.

Donetsk dhe Luhansk tashmë kanë një status të veçantë ligjor për shkak të okupimit të vazhdueshëm të Rusisë që nga viti 2014.

Kufizimet e vendosura nga gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasin 30 ditë dhe do të ndryshojnë në varësi të rajonit.Gjendja e jashtëzakonshme i lejon autoritetet të kufizojnë përkohësisht të drejtat kushtetuese të publikut.

  • 1

    Radio