Ruloti për dikë mjet për pushime ,ndërsa për të tjerë menyrë e të jetuarit
Prej tvteuta13:15, 25 Mars 2023

Në vendin tonë, shpeshherë i shohim me vetura të mëdha, që perndryshe njihen si rulot , dhe lirishtë mund ti quajmë dallëndyshet e para te fillimit te sezonit turistik. Por se si kanë vendosur këta turistë të vizitojnë Ulqinin ,dhe përse kane zgjedhur te udhëtojne me rulot do e mesojme ne vazhdim.
Çifti nga Gjermania , të cilët për herë të parë kanë vizituar Ulqinin në muajin Janar, thojnë se ju ka pelqyer shume mikëpritja e qytetarëve tanë , dhe sipas tyre Ulqini është një vend tepër tërheqës , për personat që përferojnë të kampojnë me rulot.