Rudviq: Fronti të pranojë pavarsinë, pastaj të flasim për kandidatin
Prej tvteuta09:56, 21 Gusht 2017
Çdo politikë e cila konteston pavarsinë e Malit të Zi është e destinuar të dështojë dhe nuk mund të ketë përkrahjen e Lëvizjes Qytetare URA, deklaroi për gazetën “Dan” nënkryetari i kësaj partie Nedeljko Rudoviq.
Ai shtoi se Malit të Zi i duhet forcim i institucioneve shtetërore dhe i ekonomisë së vendit, si dhe largimi i klasës qeverisës e cila po shkatërron çdo gjë, por kjo nuk mund të arrihet me promovimin e lidhjeve speciale me persona të tillë si Millorad Dodik. “URA është për një kandidat të përbashkët të opozitës për zgjedhjet presidenciale i cili ka kredibilitet të padiskutueshëm dhe lojalitet ndaj Malit të Zi dhe orientimit properendimor të vendit”, tha në mes tjerash Rudoviq.