Rudoviq: Ne do të luftojmë së bashku për liri, jo për Serbinë e Madhe
Prej tvteuta12 January 2017
Zyrtari i i Lëvizjes Qytetare URA, Nedjeljko Rudoviq tha se me Frontin Demokratik (FD), së bashku kanë për të luftuar për liri, por jo për një shtet të Serbisë së Madhe, të cilin , tha ai, FD është duke e promovuar në mënyrë aktive. Rudoviq ka reaguar në aludimin liderit të Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq, i cili ka akuzuar liderin e Lëvizjes Qytetare URA Zharko Rakçeviq se po shkatërron unitetin e opozitës. ” Lëvizja Qytetare URA ka drejtimin e vet, Mali i Zi për neve është i shenjtë , ndërsa Fronti Demokratik gjithnjë insiston në ideologji të aleacave në mes shteteve serbe , mbrojtjen e Republikës Serbe, unitetit të krishterëve ,dhe një rishikim të referendumit mbi pavarësinë e Malit të Zi, “tha Rudoviq.