Ruçi: E nxisim Qeverinë që të investojë më shumë në vendet ku jetojnë shqiptarët
Prej tvteuta10:11, 30 Janar 2019

Delegacioni i Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe mërgimtarët të parlamentit të Malit të Zi në krye me kryetarin Andria Nikoliq, këto ditë ndodhet në vizitë në Shqipëri, ku kanë zhvilluar takime me zyrtarët më të lartë të shtetit si presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Marrëdhëniet midis dy vendeve janë cilësuar në nivelin më të lartë historik çka është dëshmuar me rastin e vizitës para disa ditësh të presidentit Meta në Mal të Zi.
Delegacioni është pritur edhe nga kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi, i cili ka theksuar se Shqipëria e nxit Qeverinë e Malit të Zi për më tepër investime në zonat e banuara me shqiptarë dhe për zbatimin e planeve zhvillilmore që mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës në funksion të ndalimit të emigrimit dhe shpopullimit të këtyre zonave.