Aktuale Më shumë

Rrugë magjike që lidhë në mënyrën më te bukur të kaluarën me të tashmën Leqet e Millës -Ublat e Bolajve

Prej tvteuta15:42, 18 Mars 2022

Të dielën, me datën 13 Mars, u organizua dita e pastrimit dhe rimarkimit të shtegut “Leqet e Millës-Ublat e Bolajve” rrugë kjo e një rëndësie të veçant, për sa i përket vlerave natyrore, kulturore e historike.

Ky aktivitet u pasua edhe nga vendosja e tabelave informative, ne lokalitetin e fund-rrugës së Millës dhe fillim-rrugën e Arbneshit.

 

Po ashtu, u arrit marrvështja edhe me dy organizatat turistike, si të Ulqinit dhe të Tivarit që në pikat turistike të këtyre dy komunave, të vendosën edhe broshurat të cilat e përshkruajn shumë mirë historikun, peisazhet dhe vlerat e këtij shtegu të lashtë, të perkthyera në tri gjuhe: shqip, si dhe në gjuhën malazeze dhe angleze

Aktivitetet u perkrahën nga shoqatat joqeveritare : Reborn by Adventures, shoqata Ora, shoqata e bjeshkatarëve Rumija, Dr.Martin Schneider-Jacoby, MogUl dhe EnvPro nga Podgorica.

Më shumë rreth këtij aktiviteti , mundëni ta ndiqni në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të premtën në orën 20:30.

  • 1

    Radio