Sociale

Sociale Më shumë

Rruga për në deponinë Gaç do të kryhet në kohë rekord

Prej tvteuta15 June 2017

Përfaqsuesit e Komunës së Ulqinit të kryesuar nga vetë kryetari Nazif Cungu, inspektuan sot punimet në ndërtimin e rrugës e cila çon për në deponinë e materialeve të ngurta në Gaç. Punimet janë në vazhdim dhe sipas bisedave ato do të kryhen para afatit 40 ditor. Kryetari Cungu tha për televizionin Teuta, se pas përfundimi të rrugës, materiali inert i hedhur përkohësisht në deponinë Hije dhe në Mal të Bardhë, do të zhvendoset dhe sillet në deponinë e Gaçit, me çka do ti jepet fund problemit për hedhjen e këtyre mebturinave në Komunën e Ulqinit.