Rruga Krythë-Ulqin mund të mos përfundojë deri në vitin 2020
Prej tvteuta16 January 2019
Nëse vazhdohet të punohet me këtë ritëm në ndërtimin e rrugës rajonale ,Krythë-Ulqin ,punimet nuk do të përfundojnë deri në vitin 2020, deklaroi për Televizionin Teuta ,këshilltari i pavarur për rrugë Gjergj Daboviq. Kompania MET & ALU Plast nga Danilovgradi nuk është e aftë t’i kryej punët, nuk ka kapacitet teknik as kadrovik, kurse vetë punimet janë të cilësisë të ulët.Sipas Daboviq nuk është repektuar as projekti i hartuar,është devijuar me trasë në disa vende,tuneli është shkurtuar për disa metra,kanalet e ndërtuara për ujërat atmosferike janë shumë të cekta, sidomos në zonat që preken nga përmbytjet. Pika më kritike është ajo pas urës ku është bërë gdhendja e shkëmbijve që tani vë në rrezik jetën e njerëzve, tha Daboviq.Ai i bëri thirrje Komunës së Ulqinit që të reagojë tek Qeveria,kurse kjo e fundit të marrë masa tek Drejtoria për komunikacion,në mëynrë që të mbikqyret cilësia e punimeve dhe të përshpejtohen ato. Kontraktuesit i është shtyrë afati i përfundimit të punimeve deri në muajin mars, por si duket nga terreni, ato nuk janë as afër përfundimit.