Aktuale Më shumë

Rroga mesatare në muajin prill ishte 707 euro

Prej tvteuta09:14, 1 Qershor 2022

Sipas Monstat, paga mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin prill ishte 707 euro, që është 0.4 për qind më shumë se në muajin mars.
Rroga mesatare neto në muajin prill, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 33.6 për qind. Paga mesatare bruto në prill ishte 873 euro. “Nëse kemi parasysh se çmimet e konsumit u rritën për 1,9 për qind në muajin prill në krahasim me marsin, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë kanë rënë 1,4 për qind”, thuhet në kumtesë.Sipas sektorëve të veprimtarisë, të ardhurat mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin prill krahasuar me muajin mars shënuan rritje në sektorët e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit 38,9 për qind, furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 4,4 për qind, veprimtari administrative dhe shërbime mbështetëse 3 , 8 për qind , furnizimi me ujë, menaxhimi i ujërave të zeza 2,4 për qind, informacioni dhe komunikimi 2,3 për qind.
Rënie e të ardhurave mesatar neto është shënuar në sektorët e pasurive të paluajtshme për tre për qind, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 2,3 për qind, akomodimi dhe shërbimet ushqimore 1,8 për qind, industria përpunuese 0,2 për qind dhe administrata publike 0,1 për qind.

  • 1

    Radio