Rrjetit politik i gruas:Ne listat zgjedhore duhet te kete 40% femra
Prej tvteuta14:42, 19 Korrik 2019
Grupi punues i Këshillit të parë për reformat e legjislacionit zgjedhorë ka mbajtur mbledhjen me përfaqësueset e Rrjetit politik te grave të cilën e përbëjnë 16 subjekte politike parlamentare  në Mal të Zi. Në emër të RRPG kërrkesat I kanë prezantuar Koordinatoret e rrjetit për participim politik Maja Qatoviq dhe Snezhana Jonica, sipas principit të rrjetit, përfaqësuese nga radhët e pozitës dhe opozitës. Është propozuar që të gjitha listat zgjedhore të përfaqësohen me 40 përqind gra, gjegjësisht që një nga tre kandidatët të jetë përfaqësuese e gjinisë më pak të përfaqësuar.
Në takim prezente ishte edhe Kaqa Gjuriçkoviq, menaxhere e Programit për barazi gjinore pranë zyres së UNDP-së në Mal të Zi.
Kërkesa pranë Këshillit të kuvendit është dërguar pasi që paraprakisht janë mbajtur takime me një numër të madh të liderëve politik të cilët e kanë përkrahur propozimin në tërësi. Realizimi I takimit me subjektet shqiptare eshte ne fazen pergatitore.