Aktuale Më shumë

Rritje rekord ekonomike në tremujorin e tretë. PBB 12.7% më i lartë se vitin e kaluar

Prej tvteuta18:27, 21 Shtator 2022

Prodhimi i brendshëm bruto i Malit të Zi në tremujorin e dytë të vitit 2022 u rrit me 12,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Instituti i Statistikave, Monstat. “Produkti i brendshëm bruto i Malit të Zi në tremujorin e dytë 2022 ishte 1,395.8 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte 1,137,7 milionë euro, çka bënë që norma reale të jetë 12,7 për qind. “ thuhet në njoftim.

Rritja më e madhe e ekonomisë ka ndodhur në kategorinë “konsumi personal i amvisërive”, i cili vitin e kaluar ka qenë 902 milionë euro, ndërsa tani është 1,11 miliardë euro.  Rritja mesatare ekonomike në Bashkimin Evropian ishte, në të njëjtin tremujor, 4.1 për qind. Mali i Zi zyrtarisht kishte normën më të lartë të rritjes ekonomike në Evropë.

Pas vendit tonë, në listë është Irlanda me rritje prej 11.1 për qind, e ndjekur nga Malta me 8.9 për qind.Nga vendet e rajonit, Sllovenia kishte 8,2 për qind, Kroacia 7,7, Serbia 3,9, Maqedonia e Veriut 2,8 për qind. Normat më të ulëta të rritjes kanë pasur Estonia (0.6 përqind), Luksemburgu (1.6 përqind) dhe Sllovakia (1.8 përqind). Ish-ministri i Ekonomisë dhe një nga liderët e lëvizjes “Evropa tani”, Jakov Milatoviq, tha se këto shifra “janë rezultat i rritjes së pagave për shkak të programit Evropa Tani”.

  • 1

    Radio