Aktuale Më shumë

Rritje e të hyrave doganore në Mal të Zi

Prej tvteuta17:49, 19 Qershor 2022

Të ardhurat doganore të Malit të Zi në muajin maj ishin 84,15 milionë euro, që është 39,32 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Inkasimi neto i realizuar për muajin maj arriti në 83.5 milionë euro”, saktësoi Drejtoria e Doganave.

Nga gjithsej të hyrat e mbledhura në këtë muaj, tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) në import ka qenë 59,06 milionë euro, akciza 21,52 milionë euro, dogana 3,37 milionë euro, taksa e kafesë 198,85 mijë euro dhe të ardhurat tjera 14,77 mijë euro.

Në strukturën e akcizave të grumbulluara, më të përfaqësuara janë akcizat e vajrave minerale dhe derivateve të tyre me 54,99 për qind, të ndjekura nga akcizat e produkteve të duhanit me 31,72 për qind, për alkoolin dhe pijet alkoolike me 7,59 për qind dhe për ujin e gazuar me 4,03 për qind. Të hyrat tjera, siç është sqaruar, janë të hyrat nga gjobat në procedurë për kundërvajtje, të hyrat nga shitja e mallrave doganore,  si dhe interesi për pagesë të vonuar të detyrimeve doganore.

  • 1

    Radio