Aktuale Më shumë

Rritje e çmimeve të benzinës, bie Eurodizel

Prej tvteuta17:19, 23 Maj 2022

Çmimet e benzinës në Mal të Zi prej të mërkurës do të rriten përsëri, njoftojnë disa nga mediat e vendit, duke u bazuar në informacione prej kompanive të naftës. Të dy llojet e benzinës do të shtrenjtohen për nëntë centë, Eurosuper 98 do të kushtojë 1.68 euro, ndërsa Eursuper 95 1.64 euro për litër.

Në të njëjtën kohë do të ulet çmimi i Eurodizel, i cili në dy javët e ardhëshme do të jetë 1.57 euro për litër.  Rritja e re çmimeve të benzinës gati e ka neutralizuar uljen e tyre pas uljes së akcizave, ndërsa në periudhën e ardhëshme, çmimet e derivateve të naftës mund të rriten përsëri, pasi lufta në Ukrainë nuk po i afrohet fundit, ndërsa Kina ka rritur kërkesën pas hapjes së qyteteve të mëdha të cilët ishin të mbyllur për shkak të pandemisë.

  • 1

    Radio