Ekonomi

Ekonomi Më shumë

Rritja e rrogave në arsim prej vitit 2020

Prej tvteuta24 October 2019

Përfaqësuesit e ministrisë së arsimit dhe të sindikatës kanë harmonizuar propozimin për rritjen e rrogave për të punësuarit në arsim dhe për këtë fjalën përfundimtare do ta jap qeveria. Është propozuar që në vitin 2020 rritja e rrogave të jetë 9% , kurse në vitin 2021 edhe 3% të tjera , është kumtuar nga Ministria e arsimit.

Po ashtu është propozuar rritja e mjeteve të qeverisë për nevojat banesore të punësuarve në arsim dhe prej vitit të ardhshëm këto mjete nuk do të jenë më të ulëta se 700 mijë euro në vit. Ky ishtë konkluzion nga bisedimet në Këshillin kryesor të sindikatës së arsimit në krye me kryetarin Zvonko Paviqeviq dhe të ministrit për arsim Damir Shehoviq.