Aktuale Më shumë

Rritja e pensioneve për shkak të programit Evropa tani

Prej tvteuta15:46, 19 Mars 2022

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Financave dhe Mirëqenies Sociale Branko Krvavac thotë se rritja e pensioneve prej rreth 10% nga maji i këtij viti do të jetë për shkak të harmonizimit me paga më të larta nga programi “Evropa tani!”.

Kvravac ka reaguar ndaj pretendimeve të FD-së se afër 130 mijë pensionistë do të prisnin rritje të pensioneve deri në janar të vitit të ardhshëm, nëse nuk do të kishte ndryshime nga Fronti Demokratik (FD) për ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor (PIO) e cila u miratua në dhjetor.

Një nga rritjet më të mëdha të pensioneve është që nga muaji maj (rreth 10%), falë programit “Evropa tani!”, gjegjësisht për shkak të pagave më të larta me të cilat përshtaten të ardhurat e pensionistëv”, thekson Krvavac në reagimin e tij.

“Përveç kësaj, këto ditë është paguar një ndihmë e njëhershme për pensionistët me të ardhurat më të ulëta prej gati 4 milionë euro dhe kjo është mbështetja e katërt në vetëm rreth një vit të punës së kësaj Qeverie. “Pensionet minimale po rriten këtë vit dhe reforma do të korrigjojë padrejtësinë e kahershme ndaj pensionistëve, veçanërisht atyre me të ardhura më të ulëta!”, ka përfunduar Krvavac.

  • 1

    Radio