Rritja e pagës minimale pa asnjë efekt në rritjen e pagave mesatare
Prej tvteuta09:43, 10 Shtator 2019
Njoftimi për rritjen e pagës minimale prej 193 në 222 euro u prit me shpresë nga të punësuarit në Mal të Zi, të cilët menduan se kjo do të ndikonte në rritjen e pagës mesatare në nivel vendi. Megjithatë, të dhënat e Monstat tregojnë të kundërtën, në muajin korrik kur paga minimale u rrit për 15%, të ardhurat mesatare në vend të rritjes u zvogluan për 1% në krahasim me një muaj më herët. Kjo tregon se punëdhënësit kanë rritur pagën mesatare që paguajnë në bankë, por kanë ulur ato që të punësuarëve u paguajnë në duar. Nga Qeveria e Malit të Zi thanë se me rritjen e pagës minimale do të vijë edhe deri tek rritja e standardit jetësor të qytetarëve, por deri tani duket se efektet janë inekzistente.