Sociale Më shumë

Rritja e çmimit të energjisë me 1 maj

Prej tvteuta13:33, 28 Shkurt 2019

RÇmimi i energjisë elektrike në Mal të Zi, sipas të gjitha gjasave do të rritet prej datës 1 maj, kur fillon edhe implementimi i modeleve të reja të tarifave, është përfundim i mbledhjes së djeshme të Këshillit Social. Në të njëjtën kohë u vendos që paga minimale të mos rritet dhe të mbesë në masën prej 193 eurove, më e ulta në të gjithë vendet ballkanike. Nga sindikatat është kërkuar që çmimi i energjisë të mos rritet dhe se për këtë ekzistojnë argumentet e duhura, kurse nga ministria për ekonomi kanë sqaruar se partnerët social i kanë të qartë arsyet për rritjen e çmimit. Supozohet se rritja e çmimit të energjisë, në rast miratimi nga Qeveria, do të jetë në masën prej rreth 2.7% për modelin fillstar.

  • 1

    Radio