Sociale Më shumë

Rritet numri i fëmijëve të vaksinuar. Padi ndaj prindërve edhe në Ulqin

Prej tvteuta16:29, 22 Dhjetor 2018

Numri i fëmijëve të vaksinuar në vitin 2018 në Mal të Zi ka shënuar rritje në krahasim me një vit më herët, por ky numër është akoma larg atij që duhet për të pasur një mbrojtje efikase nga epidemitë, thonë nga institucionet shëndetësore të vendit.  Në lidhje me këtë inspeksioni sanitar ka ngritur 68 padi ndaj prindërve për mosvaksinimin e fëmijëve, nga të cilat 3 në Ulqin. Nga Instituti për shëndet publik rikujtojnë se vaksinimi i fëmijëve është i detyrueshëm me ligj dhe u bëjnë apel prindërve që të kryejnë obligimin e tyre.

  • 1

    Radio