Rritet euroskepticizmi në Mal të Zi
Prej tvteuta10:00, 14 Korrik 2017
Në 2 nga gjashtë vendet e Ballkanit perendimor popullata është skeptike në lidhje me përparsitë e antarsimit në Bashkimin Evropian, tregon anketimi i agjensisë Gallup. Në katër prej tyre ato shprehin menidmin se vendi i tyre do të jetë më mirë pas antarsimit, por në Serbi dhe Mal të Zi shumica e popullsisë nuk e kanë këtë mendim.
Edhe pse ato kanë filluar bisedimet zyrtare për antarsim, në Serbi 40% e të anketuarve nuk presin përparim prej antarsimit, kurse në Mal të Zi kjo shifër është edhe më e lartë, 49%, çka është rritje në krahasim me periudhat e mëparshme.