Aktuale Më shumë

Rritet çmimi i cigareve

Prej tvteuta09:38, 16 Mars 2017

Prej datës 1 prill duhanpirësit në Mal të Zi do të paguajn  pothuajse 10 cent më shumë për një pako të cigareve, pas hyrjes në fuqi të akcizave të reja. Nga Agjensia për prodhimet e duhanit thonë se sipas kalkulimeve të tyre nga ndryshimi i akcizës rritja e çmimit do të jetë rreth 7 cent, çka me siguri do të sjellë edhe rritjen totale prej afro 10 cent për pako.

Këto akciza do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2018, në rast se nuk vjen deri te përshpejtimi i kalendarit të akcizave, çka edhe është njoftuar si mundësi nga Ministria e financave.

  • 1

    Radio