Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Rriten prurjet në kaskadën e Drinit. Digat e hapura, rrezik për rritjen e Bunës

Prej tvteuta22 November 2022

Reshjet e shiut që kanë nisur prej ditës së shtunë kanë rritur ndjeshëm prurjet e përrenjve dhe lumenjve që furnizojnë Kaskadën e Drinit. Prurjet në Kaskadë, sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare arrijnë deri në 4 mijë metër/kub për sekondë. Korporata ka nisur shkarkimet me 1300 metër/kub për sekondë në Vaun e Dejës, ose gati një e treta e totalit të prurjeve prej 4 mijë metër/kub në sekondë, çka mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të Bunës.