Aktuale Më shumë

Rriten çmimet në farmaci. Suplementet dhe vitaminat 10-50% në shtrenjtë

Prej tvteuta16:02, 3 Korrik 2022

Në Mal të Zi çmimet e suplementeve dhe vitaminave, analgjetikëve dhe ushqimit për foshnje në gjashtë muajt e fundit janë rritur nga 10 në 50 për qind, konfirmuan nga farmacitë private dhe shtetërore për gazetën “Dan”. Ata thonë se i kanë rritur çmimet me pakicë të shumicës së barnave, vitaminave, ushqimeve për fëmijë dhe kozmetikës, pasi diktohen nga çmimet e prodhuesëve dhe shitësve me shumicë. Kjo ka sjellur thonë ata edhe rënie të blerjes nga klientët, pasi çmimet e tejkalojnë buxhetin e tyre.

  • 1

    Radio