Rriten çmimet e karburanteve
Prej tvteuta15:59, 21 Janar 2019
Prej ditës së nesërme çmimet e karburanteve në Mal të Zi do të jenë më shtrenjtë për 3 deri në 5 cent, njoftohet nga Ministria e ekonomisë. Benzina 98 do të kushtojë 1,26 euro, ajo 95 1,23 euro, kurse eurodizel do të jetë 1,19 euro për litër. Këto çmime do të jenë në fuqi edhe për të paktën 2 javët e ardhëshme.