Aktuale Më shumë

Rreziku i gripit të shpendëve ekziston edhe në Mal të Zi

Prej tvteuta16:22, 8 Dhjetor 2016

Në Mal të Zi, rreziku i shfaqjes së gripit të shpezëve në të ardhmen është mjaft prezent, paralajmërojnë nga Drejtoria e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare , duke vënë në dukje se për këtë sëmundje nuk është vërtetuar se mund të transmetohet edhe tek njerëzit.

Në javët e fundit në territorin e Polonisë, Hungarisë, Kroacisë, Austrisë, Gjrmanisë,  dhe Serbisë  janë regjistruar raste të sëmundjejes infektive të  gripit të shpezëve – tek shpendët e egjër shtegtarë. “Shkaktar  i kësaj sëmundjeje është  virusi i gripit të tipit A nëntipi H5N8 , i cili nuk është vërtetuar se mund të kalojë tek njerëzit.

Nga Drejtoria deklarohet se duke pasur parasysh se rrugët migratore të shpendëve të egjër nga Evropa Veriore dhe Siberia në një pjesë kalojnë edhe përmes territorit të Malit të Zi, ekziston një rrezik i vërtetë i shfaqjes së kësaj sëmundjeje edhe në territorin tonë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio