Rrezikohet jeta e famijes Tahiri nga Lisën Bore. Apel për ndihmë
Prej tvteuta17:03, 5 Nëntor 2019

Familja Tahiri nga fshati Lisën Bore në Anë të Malit rrezikohet të mbetet pa kulm mbi kokë si pasojë e çatisë e cila pothuajse është e shkatrruar në tërësi. 80 vjeçari kryefamiljar Beqir Tahiri, është i shqetësuar për jetën e fëmijëve pasi në çdo moment mund të shëmbet e gjithë çatia. Ai është i sëmurë tash 6 vite dhe lëviz me shumë vështirësi. Ai nuk ka mundësi financiare të bëjë riparimin e pullazit ,andaj kërkon ndihmë nga bamirësit ,e në veçanti sytë i ka të drejtuara nga Komuna e Ulqinit. Ata që kanë mundësi financiare mund të kontribuojnë me donacione në xhirollogarinë e Bankës Komerciale Malazeze, numrin e së cilës e shihni më poshtë
Bankën Komerciale Malazeze 510-0203940223014 -64