Rrezikohen Dunat ranore
Prej tvteuta15:14, 17 Maj 2022
Dunat ranore kanë një rëndësi të madhe për mbrojtjen e bregut të detit nga erozioni, si dhe përbëjnë një rezervat të vecantë të bimëve halofite, të cilat kanë aftësi specifike të mbijetesës në kushte ekstreme.
Por dita ditës në Pazhin e Madh të Ulqinit këto Duna po shkaterrohen qellimisht.
Papergjegjshëm disa individ po i shëndrrojnë dunat në parkingje dhe infrastuktura të papershtatshme, duke i rrafshuar dhe duke hjedh dhe mbi kto habitate të veçanta. Puna pa kritere dhe e pakontrolluar në këtë zonë te vecantë natyrore e cila duhet të jetë zonë e mbrojtur me ligj, është duke e shëndruar këtë zonë në kompleks turistik te tipit bungallov .
Së fundmi, njërit prej investuesve në këtë plazh ju ndal puna nga institucionet komunale, por materiali ndërtimor ka mbetur ende në duna, duke shkaktuar kështu dëme ekologjike, vështir të riparueshme.
Për pasojat e rënda që sjellin keto veprime në natyrë, për TV Teuten biologu Rasim Lika , i cili njëherit është edhe koordinator për flamurin e Kaltert për Plazhet e Ulqinit, thotë se këto ndërtime nga ana ekologjike janë katastrofike.