Rrezart Cungu reketi i parë i Malit të Zi
Prej tvteuta11:37, 25 Qershor 2021
Në Shkup po mbahet turneu i Devis Cup i grupit të IV-të në të cilin marrin pjesë  9 shtete:
Shqipëria, Mali  i Zi, Maqedonia e Veriut, Azerbejxhani, Armenia, Kosova, Andora, Moldavia dhe San Marino.
Mali I Zi  luan në grupin me Shqipërinë,Azerbejxhanin dhe Armeninë.
Pas fitores me 22 qershor ndaj Shqipërisë me rezultatin  3:0, Mali i Zi vazhdoi  sot fitoren e radhes ndaj Azerbejxhanit me rezultat 3:0.
Mali i Zi është i perfaqësuar nga: Rrezart  Cungu, Mario Aleksiq, Petar Jovanoviq  dhe Matija Samaraxhiq. Ekipin e udhëheq selektori Aleksandar Tomiq.
Në raundin e parë Rrezarti fitoi ndaj Daniel Ostap nga Shqipëria me rezultatin 2:0 dhe në ruandin e dytë ndaj Tamerlan Azizov nga Azerbejxhani, poashtu me rezultatin 2:0.
Me datën 26 qershor do të luhet raundi përfundimtar kundrejt ekipit të  Armenisë.
Në rast të fitores, Mali I Zi do të shkojë një shkallë më lartë në grupin e tretë.