Rrezart Cungu fitues i turneut Hammamet Open në Tunis
Prej tvteuta28 January 2017
Tenisti nga Ulqini Rrezart Cungu së bashku me Lubomir Çelebiq po nga Mali i Zi, janë fituesit e turneut Hammaet Open për çifte i cili u zhvillua në Tunis. Në finale Cungu dhe Çelebiq pas 1 orë e 6 minuta lojë fituan ndaj dyshes Roka Batalla dhe Mark Vervort, me rezultatin 2me 0 . Në setin e parë dyshja nga Mali i Zi fitoi 6-4 kurse të dytin 6-3.