Sociale

Sociale Më shumë

Rrethrrotullimi: Kontraktuesi has probleme, nuk ka skica të tubave të ujësjellësit

Prej tvteuta23 October 2017

Ndërtimi i rrethrrotullimit në qendër të qytetit, përveç lehtësimit të komunikacionit, do të zgjidhë të gjithë problemet me ujrat atmosferik në këtë zonë, shprehet koordinatori i komunës për përcjelljen e punimeve Gjergj Daboviq. Punimet janë në vazhdim e sipër por dinamika është më e ngadaltë se pritej për shkak të problemeve që kontraktuesi takon vazhdimisht. Shefi i kantierit Safet Dizdareviq, thotë për televizionin Teuta se për shkak të mungesës së skicave për tubacionet e ujësjellësit për pak kanë ndërhyrë në ventitlin kryesor të qytetit, shkatërrimi i të cilit do të sillte probleme të mëdha. Për këtë arsye , thotë ai, punimet duhet të kryhen  me kujdesin më të madh në mënyrë që të mos krijohen probleme shtesë. Daboviq thotë se kujdes të veçantë duhet të bëhet edhe kur punimet të arrijnë në pjesën përballë gjykatës dhe postës, pasi ekziston rrezik i lidhjeve ilegale, ndërprera e të cilave po ashtu do të krijonte probleme shtesë.