Rreth 2.000 nëna në protestën në Podgoricë
Prej tvteuta16:11, 2 Mars 2017
Në protestën e sotme në Podgoricë të organizuar nga nënat për shkak të uljes së kompensimeve, janë grumbulluar rreth 2.000 prej tyre, të cilat kanë dërguar mesazhin se nuk do të ndalojnë shprehjen e pakënaqësisë derisa kompensimet të kthehen në masen e mëparshme.
Në protestë janë paraqitur edhe zyrtarë të partive politike opozitare, kurse nënat nga Rozhaja nuk i janë bashkangjitur protestës së sotme, me arsyetimin se organizohet me prapavijë politike.